RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 700 palestinezë u vranë gjatë natës në Gaza – VIDEO

mbi-700-palestineze-u-vrane-gjate-nates-ne-gaza-–-video

Zyra për Media e Qeverisë në Gaza thotë se mbi 700 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit.

Sulmet ajrore izraelite vazhdojnë dhe njerëzit kanë vështirësi edhe të numërojnë dëshmorët apo të plagosurit. Shumë të tjerë mbeten nën rrënoja.

Ai shtoi se mbi 1.5 milionë njerëz janë zhvendosur gjithashtu në Rripin e Gazës.

Në një lajm tjetër, zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës duke bërë apel i tha Al Jazeeras:

Ne i bëjmë thirrje botës të na sigurojë pajisjet e mbrojtjes civile të nevojshme dëshpërimisht për të na ndihmuar në misionet tona të kërkim shpëtimit në Gaza

Ne nuk mund të merremi me trupat e varrosur nën rrënoja në qytetin e Gazës dhe në Rripin verior të Gazës

Mijëra dëshmorë janë ende nën rrënoja dhe ne nuk mund t’i nxjerrim ata./mesazhi

Related posts

Murati: Ekonomia e Kosovës tejkaloi shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës

Muhamet Ramadani

Nga kush dhe pse u kall Brukseli?

Muhamet Ramadani

Osmani: Së pari vlerësime të përbashkëta për sigurinë, pastaj data për hapjen e urës

Muhamet Ramadani