Burime mjekësore në Rripin e Gazës njoftuan se numri i viktimave nga ofensiva izraelite që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 72,553 persona të vrarë, ndërsa 172,296 të tjerë janë plagosur.
Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë dy persona dhe janë plagosur 22 të tjerë si pasojë e sulmeve të vazhdueshme.
Autoritetet shëndetësore theksuan se një numër i konsiderueshëm i viktimave vazhdojnë të mbeten nën rrënoja ose në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe mbrojtjes civile nuk kanë mundur ende të arrijnë në të gjitha zonat e prekura.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor, janë raportuar gjithsej 777 të vrarë dhe 2,193 të plagosur, si dhe 761 raste të nxjerrjes së trupave nga rrënojat. /mesazhi

