Më shumë se 9.300 të mitur palestinezë janë ndaluar nga Izraeli që nga viti 2015, tha Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për shënimin e Ditës Botërore të Fëmijëve, OJQ-ja palestineze tha se forcat izraelite arrestuan 750 të mitur në vitin 2022.
“Rreth 160 fëmijë janë ende në burgjet izraelite”, thuhet në deklaratë.
Sipas OJQ-së, tetë të mitur, duke përfshirë tri vajza, mbahen në bazë të ndalimit administrativ, praktikë e cila lejon burgimin e palestinezëve pa akuza ose gjyq.
“Fëmijët u nënshtrohen të gjitha formave të abuzimeve sistematike, përfshirë torturën”, thuhet në deklaratë.
Në vitin 1990, Kombet e Bashkuara caktuan 20 Nëntorin për të shënuar Ditën Botërore të Fëmijëve për të përkujtuar miratimin e Deklaratës së të Drejtave të Fëmijës në vitin 1959.