RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kuvendi ratifikon Marrëveshjen për lëvizjen me letërnjoftime me Bosnjë dhe Hercegovinën

kuvendi-ratifikon-marreveshjen-per-levizjen-me-leternjoftime-me-bosnje-dhe-hercegovinen

Kuvendi i Kosovës ratifikoi sot marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, në të cilën marrëveshje përfshihet edhe lëvizja me letërnjoftime me Bosnjë dhe Hercegovinën.

Kuvendi këtë marrëveshje e ratifikoi me 82 vota për, asnjë votë kundër, asnjë abstenim. Kuvendi Kosovës ratifikoi edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetët ratifikuan edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore me 84 vota për.

Këto marrëveshje ishin miratuar në Qeverinë e Kosovës më 8 shkurt 2023.

Ndryshe, tre marrëveshje thelbësore rajonale janë nënshkruar më 04.11.2022 në Berlin në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të cilat do ta thellojnë bashkëpunimin mes shteteve nga Ballkani Perëndimor.

Marrëveshjet e nënshkruara nga shefat e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë për qëllim integrimin rajonal dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të rajonit.

Related posts

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

admin6

Shtesat e fëmijëve ekzekutohen me rritje

admin6

Piraj: Duhet të bëhemi patriotë ekonomikë, por kemi nevojë edhe për dorën e shtetit – VIDEO

admin