RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbreti saudit kërkon ndalimin e sulmeve izraelite ndaj palestinezëve

mbreti-saudit-kerkon-ndalimin-e-sulmeve-izraelite-ndaj-palestinezeve

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud, ka theksuar domosdoshmërinë e ndalimit të sulmeve izraelite kundër palestinezëve, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia saudite e lajmeve, mbreti saudit në një fjalim të regjistruar të mbajtur në emër të tij nga ministri i Medias, Salman Al Dossary, tha se “derisa e kremtojnë këtë festë të bekuar të Fitër Bajramit këtë vit, ne theksojmë domosdoshmërinë e ndalimit të sulmeve izraelite kundër popullit palestinez”.

Ai gjithashtu theksoi “rëndësinë e ofrimit të korridoreve të sigurta humanitare dhe t’i jepet fund vuajtjeve të popullit palestinez duke i mundësuar atij të fitojë të gjitha të drejtat e tij legjitime, duke përfshirë krijimin e shtetit të tyre të pavarur dhe jetesës në siguri”.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake në territorin palestinez që nga sulmi ndërkufitar i 7 tetorit nga grupi i rezistencës palestineze Hamas, kur sipas Tel Avivit u vranë afër 1.200 njerëz.

Që atëherë, të paktën 33.200 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës dhe rreth 76 mijë të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit masiv dhe mungesës së nevojave themelore.

Izraeli po ashtu ka vendosur një bllokadë në Rripin e Gazës, duke e lënë në prag të urisë popullsinë e enklavës, veçanërisht banorët e Gazës veriore.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

A do të ketë marrëveshje për dinarin? Kryenegociatori i Kosovës, Bislimi takohet sot me Petar Petkoviç në Bruksel

admin

Abbott, Kurtit: Kosova ka mundësinë të bëjë progres

admin

Kongresisti amerikan pas takimit me Osmanin, përmend rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

rezart morina