RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbrojtja e Smakajt në Hagë: Fjalët e përdorura gjatë vizitave nuk përbëjnë vepër penale

mbrojtja-e-smakajt-ne-hage:-fjalet-e-perdorura-gjate-vizitave-nuk-perbejne-veper-penale

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon paraqitja e fjalëve përfundimtare nga mbrojtja në rastin ku Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në seancën e sotme, mbrojtja e Bashkim Smakajt, e përfaqësuar nga avokati Jonathan Elystan Rees, ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë lidhur me shprehjet e përdorura gjatë vizitave mes të akuzuarve.

Rees ka argumentuar se fjalët e përdorura gjatë një prej vizitave, si “tregoi atij, thuaj atij, thjeshtësoja që të mos i përziej gjërat”, nuk përbëjnë element të veprës penale, siç pretendohet nga Prokuroria.

“Nuk ka lidhje fare ndërmjet këtyre fjalëve dhe komprometimit dhe hetimit efektiv të Prokurorisë apo sigurisë së dëshmitarëve. Pra, janë jokonsistente, se udhëzimet e tilla që përgjigjet e tilla të jenë të shkurtra, të shprehen qartë janë udhëzime të cilat jepen në mënyrë të përgjithshme dhe të zakonshme në të gjithë botën, në të gjitha ambientet e ngjashme… janë udhëzime që përdoren në mënyrë të zakonshme dhe janë fjalë të cilat nuk kanë lidhje me pretendimin e Prokurorisë se këto fjalë përbëjnë cenim të dëshmitarëve ose administrimin e drejtësisë”, tha ai.

Avokati Rees ka përmendur edhe dëshminë e Bislim Zyrapit, për të cilin Prokuroria pretendon se është ushtruar ndikim. Sipas tij, Zyrapi i ka deklaruar Prokurorisë se nuk e ka diskutuar dëshminë e tij me Smakajn.

Rees ka theksuar gjithashtu se nuk ka ndonjë ndalesë ligjore për takimet mes tyre, pasi Smakaj dhe Zyrapi janë miq të vjetër.

Ndryshe, të gjithë të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e gjyqit përmes videolidhjes. Hashim Thaçi ndodhet në Hagë, ndërsa të akuzuarit e tjerë po marrin pjesë nga Kosova.

Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria ka përfunduar paraqitjen e deklaratës përfundimtare, duke kërkuar dënimin me burgim të të akuzuarve. Në anën tjetër, mbrojtja e Thaçit ka kërkuar lirimin e tij nga akuzat.

Related posts

Kryeministri japonez shtron iftar për ambasadorët e vendeve muslimane

admin

“Preferojmë një zgjidhje diplomatike”- Konflikti me Hezbollahun, Ambasadori i Izraelit në OKB: Nuk kemi ndërmend pushtimin tokësor të Libanit

admin

Sulmet izraelite në Bejrut, mediat shtetërore: Numri i viktimave ka shkuar në gjashtë

admin