Reshjet e shumta të borës dhe rrëshqitjet e dheut kanë bërë që të mbyllet përkohësisht një pikë kufitare në Kosovë.
Komunikacioni në rrugën Rozhaje – Kullë – Pejë është ndërprerë për të gjitha kategoritë e mjeteve, shkruan Indeksonline.
AMSCG paralajmëroi se rrëshqitjet e dheut janë të shpeshta dhe se nevojitet kujdes shtesë në pjesët përgjatë rrjedhave të lumenjve dhe grykave.
Në rrugën kryesore Rozhaje-Beranë në qytetin e Bazës, automjetet qarkullojnë në mënyrë alternative.
Për shkak të rrëshqitjes së dheut, në rrugën rajonale R-13 Kolashin-Mateshevë lëvizin vetëm vetura dhe automjete deri në 3.5 tonë.