RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MCC miraton marrëveshjen e Kompaktit me vlerë 236.7 milionë dollarë për Kosovën

mcc-miraton-marreveshjen-e-kompaktit-me-vlere-236.7-milione-dollare-per-kosoven

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Bordi i Drejtorëve të Korporatës Amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), ka miratuar sot Kompaktin me vlerë 236.7 milionë dollarë.

Siç ka shkruar Kurti në Twitter, ky është investimi më i madh në sektorin energjetik në Kosovë deri më sot.

“Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë energjetik. Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer, miqtë, partnerët dhe aleatët”, ka shkruar ai.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, teksa ka njoftuar për këtë vendim, ka thënë se është e nderuar që i ka udhëhequr negociatat.

“Lajm fantastik nga MCC sot. Bordi i Drejtorëve sapo miratoi Kompaktin me vlerë 236.7 milion dollarë – investimi më i madh në sektorin energjetik të Kosovës, një gur themel në tranzicionin tonë energjetik! Mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ekipit të Kosovës. Krenar për ekipin e Kosovës. E nderuar që kam udhëhequr negociatat”, ka shkruar ajo në Twitter.

Related posts

Edhe një ligj dërgohet në Kushtetuese

admin

Vetaksident me fatalitet në Istog, makina përplaset me shtyllë betoni

Hevzi

Danimarka heq festën publike për të rritur buxhetin e mbrojtjes

admin