RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

McDonald’s do të blejë të gjitha franshizat e restoranteve të saj në Izrael mes thirrjeve për bojkot

mcdonald’s-do-te-bleje-te-gjitha-franshizat-e-restoranteve-te-saj-ne-izrael-mes-thirrjeve-per-bojkot

McDonald’s ka bërë të ditur se do të blejë të gjitha 225 restorantet e saj në Izrael, pas një marrëveshje me kompaninë franshize Alonyal Limited që ka operuar biznesin për 30 vjet, transmeton Anadolu

Zinxhiri amerikan i ushqimit të shpejtë përballet me thirrje për bojkot që kur Alonyal Limited u dha mijëra vakte falas forcave izraelite pas sulmeve izraelite, të cilat që nga 7 tetori kanë vrarë të paktën 33 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë.

Gjigandi i ushqimit të shpejtë tha se Alonyal Limited punëson 5 mijë njerëz në të gjithë vendin dhe të gjithë do të mbahen pas përfundimit të shitblerjes në muajt e ardhshëm.

“Pas përfundimit të shitblerjes, McDonald’s Corporation do të zotërojë restorantet dhe operacionet e Alonyal Limited dhe punonjësit do të mbahen me kushte ekuivalente”, tha McDonald’s.

Presidenti i Tregjeve të Licencuara për Zhvillim Ndërkombëtar në McDonald’s Corporation, Jo Sempels, tha se kompania mbetet e përkushtuar ndaj tregut izraelit dhe për të siguruar një përvojë pozitive të punonjësve dhe klientëve në treg në vijimësi.

Franshizat e McDonald’s shpesh janë në pronësi dhe operojnë në nivel lokal. Shefi ekzekutiv i saj, Chris Kempczinski, më herët tha se konflikti në Gaza po dëmton biznesin e gjigandit të ushqimit.

Related posts

Shisnin diploma false/ Policia italiane zbardh skemën dhe vë në pranga 9 persona, mes tyre dhe pronarin e Universitetit Wisdom

admin

Burimi i inteligjencës izraelite: “Pengjet nuk janë prioriteti ynë kryesor”

admin

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, Mbreti Charles III i dërgon letër ish-Presidentit të SHBA

admin