RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Djegia e fabrikës, Lladrovci ngrit shtabin emergjent dhe kërkon ndihmën e nivelit lokal dhe qendror për shuarjen e zjarrit

djegia-e-fabrikes,-lladrovci-ngrit-shtabin-emergjent-dhe-kerkon-ndihmen-e-nivelit-lokal-dhe-qendror-per-shuarjen-e-zjarrit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se ka ngritur shtabin emergjent pas shpërthimit të zjarrit që ndodhi sot në një fabrikë në afërsi të “Parkut të Biznesit”.

Lladrovci ka bërë të ditur se ka kërkuar gjithashtu edhe ndihmën e kolegëve të nivelit lokal dhe qendror për shuarjen e zjarrit.

“Pas shpërthimit të zjarrit në Fabrikën e Plastikës, në Qendrën e Biznesit Drenasi I, kam aktivizuar Shtabin emergjent të komunës së Drenasit, në krye të të cilit jam unë. Kjo është katastrofë materiale dhe ekologjike, kam ftuar për ndihmë edhe kolegët e nivelit lokal, edhe të nivelit qendror, për shuarjen e zjarrit”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka falënderuar zjarrëfikësit, Policinë e Koosvës, inspektoratet dhe gjithë të tjerët që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.

“Rreth objektit që po digjet janë në gatishmëri ekipet e zjarrfikësve për të mos lejuar përhapjen e zjarrit në fabrikat tjera. Në përkrahje të zjarrfikësve të Drenasit, kanë arritur edhe njësitë tjera zjarrfikëse nga Malisheva, Skenderaj, Lipjani e Prishtina dhe i falënderoj për shpejtësinë e reagimit”, ka deklaruar Lladrovci.

I pari i Drenasit ka shtuar se zjarri ka përparuar shumë shpejtë sepse ka erë e cila po e ndihmon përhapjen e flakëve dhe lënda e parë që po digjet.

“Kam shprehur keqardhje për pronarët e fabrikës, për dëmet në fabrikë, pajisje, objektet, si dhe materialit riprodhues. Tymi i madh nga djegia e fabrikës ka arritur në vendbanimet e fshatrat e Drenasit, Skenderajt e deri në Mitrovicë, dhe është po ashtu katastrofë ambientale me ç’rast qytetarët kanë ankesa për ndotjen dhe dëmet që po ju shkaktohen”, u shpreh ai.

Related posts

​Kurti shpalos programin e tij për mandatin e ri 4-vjeçar, ngacmon opozitën

admin

Eklipsi diellor në sy të më shumë se 31 milionë njerëzve, por çfarë ndodh me shikimin tuaj nëse e ndiqni pa asnjë mbrojtje

admin

Kurti dhe AKI-ja ishin në dijeni për planin e vrasjes së kryeministrit, nuk u bë publike për të mos krijuar panik

admin