RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Me 300 mijë ushtarë, Polonia thotë se do të ketë forcat tokësore më të fuqishme në Evropë

me-300-mije-ushtare,-polonia-thote-se-do-te-kete-forcat-tokesore-me-te-fuqishme-ne-evrope

Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, ka thënë se Polonia do të ketë “forcat tokësore më të fuqishme në Evropë” falë investimeve të vazhdueshme nga qeveria, e cila kohët e fundit ngriti buxhetin e saj të mbrojtjes në 3 për qind të PBB-së, një nga nivelet më të larta në NATO, dhe synon të rrisë deri në 5 për qind.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës, Varshava është fokusuar në shpenzime ushtarake. Të premten, Blaszczak konfirmoi marrëveshjen me Korenë e Jugut sipas së cilës Polonia do të blejë mbi 600 obus dhe gati 1000 tanke. Gjithashtu kohët e fundit ra dakord të blejë 250 tanke të reja dhe 116 të përdorura Abrams nga SHBA-ja.

Për krahasim, Gjermania ka 266 tanke beteje në shërbim dhe Franca 406, sipas Global Firepower, i cili përmbledh të dhënat e fuqisë ushtarake.

Sipas ligjit të ri të mbrojtjes së atdheut të miratuar në mars me mbështetje ndërpartiake, Polonia është zotuar gjithashtu të dyfishojë numrin e forcave të saj të armatosura në 300 mijë. Në maj, ajo filloi një formë të re me pagesë të shërbimit vullnetar ushtarak në një përpjekje për të sjellë rekrutë. /koha

Related posts

Sulmet masive me dronë ndaj Rusisë, Moska akuzon Kievin: Po shënjestrohen disa rajone të shtetit

admin

Përfaqësuesi i Palestinës në OKB bën thirrje për presion ndaj Izraelit për të ndaluar dëmtimin e UNRWA-së

rezart morina

Kurti takohet me sekretaren e Përgjithshme të Forumit Ekonomik të Vjenës

admin