Në seancën gjyqësore ku u dhanë fjalët përfundimtare të palëve për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit, avokati i palës së dëmtuar, familjes Osmani, Gazmend Rexhepi ka kërkuar që ndaj të dyshuarve për dhunim dhe vrasje si dhe ndihmë në vrasje Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu të shpallet dënimi kapital.
Sipas Kodit Penal te Kosovës ky dënim, më i rëndi që e njohin ligjet e Kosovës është ai me burgim të përjetshëm.
Ndërkohë familja e 18 vjeçares Marigona Osmani pritet të kërkojë dëmshperblim dhe do të parashtrojë kërkesë për mbrojtje pasurore juridike pas përfundimit të këtij gjyqi.
Sipas të dëmtuarve, vrasja e Marigona Osmanit është më e rënda nga paslufta dhe është ende më mizore se sa që është paraqitur në aktakuzë.
Seanca e sotme përfundoi teksa më 4 gusht aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit