RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrave iz’raelitë u ndahen telefona satelitorë në rast hakmarrjeje nga Irani dhe Hezbollahu

ministrave-iz’raelite-u-ndahen-telefona-satelitore-ne-rast-hakmarrjeje-nga-irani-dhe-hezbollahu

Mediat izraelite raportojnë se ministrave në Qeverinë e Izraelit u janë shpërndarë telefona satelitorë duke pasur parasysh mundësinë e ndërprerjes së rrjeteve të komunikimit në rast të një kundërpërgjigjeje të mundshme nga Irani apo Hezbollahu, transmeton Anadolu.

Në lajmet e mediave lokale thuhet se janë paraqitur shqetësime nga problemet e mundshme në rrjetet e komunikimit në Izrael për shkak të kundërpërgjigjes së mundshme nga Irani apo Hezbollahu.

Bëhet e ditur se anëtarëve të kabinetit u janë shpërndarë telefona satelitorë në mënyrë që të mos kenë probleme në komunikim.

Në lajmin ku thuhet se telefona satelitorë janë siguruar edhe për stafin e lartë të disa ministrive, ndahet informacioni se ky hap është marrë si masë paraprake dhe se nuk ka informacione të inteligjencës se linjat e komunikimit do të dëmtohen.

Një nga komandantët e lartë të Hezbollahut, Fuad Shukur u vra në sulmin e kryer më 30 korrik nga ushtria izraelite në Bejrut të Libanit.

Gjithashtu edhe kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh u vra më 31 korrik në Teheran të Iranit.

Irani dhe Hamasi deklaruan se Izraeli qëndron pas sulmit ndërsa qeveria e Tel Avivit vazhdon të heshtë në lidhje me këtë vrasje.

Related posts

“Turqia Një Zemër”: Fushata brenda 2 orëve e gjysmë mbledh rreth 5 milardë euro donacione – LIVE

Muhamet Ramadani

BE kërkon tërheqjen e Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri

Muhamet Ramadani

Forcat izraelite arrestojnë 55 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin