RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Me djegie të drogës, në Birmani shënohet Dita ndërkombëtare kundër trafikimit të saj

me-djegie-te-droges,-ne-birmani-shenohet-dita-nderkombetare-kunder-trafikimit-te-saj

Autoritetet në Birmani kanë shkatërruar sasi të madhe të drogës së sekuestruar në vlerë prej 446 milionë dollarësh për të shënuar ditën e përvitshme ndërkombëtare kundër trafikut të drogës.

Djegia e drogës u bë pasi ekspertët e OKB-së paralajmëruan për rritje të prodhimit të opiumit, heroinës dhe metamfetaminës në Birmani, me eksportet që kërcënojnë të zgjerojnë tregjet në Azinë Jugore dhe Juglindore.

Birmania ka një histori të gjatë të prodhimit të drogës që lidhet me pasigurinë politike dhe ekonomike të shkaktuar nga dekada të konfliktit të armatosur.

Vendi është prodhues dhe eksportues i madh i metamfetaminës dhe prodhuesi i dytë më i madh i opiumit dhe heroinës në botë pas Afganistanit. /koha

Related posts

Frikë për goditjen e objektivave bërthamore, OBSH paralajmëron: Situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme

Kushtrim Guraj

Kryeministri australian evakuohet nga rezidenca zyrtare për shkak të një “incidenti sigurie”

RTI

Në Republikën Çeke ngrihet kallëzim penal kundër ushtarit izraelit për “gjenocid dhe krime lufte”

RTI