RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mbi 3,600 raste të reja me kancer u regjistruan në Kosovë gjatë 2024-së

mbi-3,600-raste-te-reja-me-kancer-u-regjistruan-ne-kosove-gjate-2024-se

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë të ditur se, sipas të dhënave për vitin 2024, në Kosovë janë raportuar gjithsej 4,620 raste me kancer, prej të cilave 2,546 raste te vajzat/gratë dhe 2,074 raste te djemtë/burrat.

Gjatë po këtij viti janë regjistruar 3,644 raste të reja, prej të cilave 1,866 te vajzat/gratë dhe 1,758 te djemtë/burrat.

“Me moton ‘Të bashkuar nga e veçanta’, sot shënohet Dita Botërore e Kancerit, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe nxitjes së një angazhimi të përbashkët institucional dhe shoqëror për parandalimin, zbulimin e hershëm.

Si dhe përmirësimin e trajtimit dhe shërbimeve shëndetësore për personat e prekur nga kanceri”, thuhet në komunikatën e MSh-së të publikuar në Ditën Botërore të Kancerit.

Related posts

Alkooli, shkaku i fshehur i dhjetëra sëmundjeve…

Kushtrim Guraj

Hurmat janë minierë vitaminash për organizmin

admin

Yndyrnat e shëndetshme që ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit

admin