Më shumë se 900 hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e forcave izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu.
Sipas dëshmitarëve okularë, kolonët fanatikë hebrenj, përfshirë ish-zëvendës deputetin ekstremist të Partisë Likud, rabini Yehuda Glick, hynë në oborrin e Al-Aksasë në grupe prej dhjetë personash.
Hebrenjtë fanatikë hynë në Harem-i Sharif përmes portës Magharibe nën mbrojtjen e shumë policëve izraelitë.
Sipas deklaratës nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, Yitzhak Wasserlauf, ministri përgjegjës për rajonet Najaf dhe Galilee, ishte në mesin e tyre.
Në deklaratë thuhet se 923 kolonë fanatikë hebrenj nën mbrojtjen e forcave izraelite bastisën oborrin e Mesxhidi al-Aksës.
Bastisjet e sotme në Al-Aksa bëhen në kuadër të “marshimit të flamurit”, i cili organizohet çdo vit në mënyrë provokative për shkak të pushtimit të Kudsit Lindor nga Izraeli në vitin 1967.
Dyshohet se bastisjet do të shtohen në orët në vijim për shkak të thirrjeve të kolonëve hebrenj për “marshimin e flamurit”.
Grupet palestineze duan që “marshimi i flamurit” të anulohet për shkak të tensioneve me palestinezët për shkak të zemërimit dhe sulmeve të kolonëve hebrenj në vitet e fundit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u tha anëtarëve të Partisë Likud në Parlamentin izraelit më 15 maj se “marshimi i flamurit” do të vazhdojë në rrugën e tij të zakonshme siç ishte planifikuar.
Sipas televizionit izraelit, “Channel 13” katër ministra izraelitë, përfshirë ministrin e Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir dhe ministrin e Financave, Bezalel Smotrich, janë planifikuar të marrin pjesë në “marshimin e flamurit”.
Kolonët fanatikë hebrenj të ekstremit të djathtë organizojnë një “marshim të flamurit” provokuese çdo vit në maj, për shkak të pushtimit izraelit të Kudsit Lindor në vitin 1967.
Gjatë marshimit provokues të vitit të kaluar, kolonët hebrenj brohoritën slogane “vdekje arabëve”, sulmuan verbalisht dhe fizikisht palestinezët ndërsa policia izraelite ndërhyri me forcë kundër palestinezëve në zonë, duke plagosur dhjetëra prej tyre.