RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbët që kryen mijëra vrasje u dënuan më pak se Salih Mustafa

serbet-qe-kryen-mijera-vrasje-u-denuan-me-pak-se-salih-mustafa

Përkundër që kryen shumë krime lufte në Kosovë, ishin përgjegjës të shumë masakrave, vrasjes së fëmijëve, dhunimeve të grave, serbëve përgjegjës iu shqiptuan dënime më të ulta se ai ndaj Salih Mustafës. Në vazhdim sjellin disa prej këtyre rasteve.

Është përgjegjës për disa prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë. Kështu, Nebojsha Pavkoviq, nën akuzat për vrasje e deportim të shqiptarëve, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burgim.

Tribunali e bëri fajtor komandantin e Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave për shumë krime që ndodhën në Reçak, Rahovec, Krushë e në Suharekë.

Dënim më i ulët se ai që iu shqiptua të premten Salih Mustafës, u dha edhe për Vlastimir Dordeviq, i cili u dënua edhe për vrasje të fëmijëve dhe grave. Dordeviq ishte dënuar me 18 vjet burgim.

“Politika ndëshkimore e Tribunalit të Hagës sa i përket këtyre serbëve të akuzuar ka qenë prej 14 deri në 22 vite burgim. Në krahasim me proceset gjyqësore në Kosovë, politika ndëshkimore në Kosovë, duke u bazuar në ligjin penal jugosllav ka qenë prej 5 deri në 15 vite burgim dhe e kemi pasur një rast prej 20 vite burgim”, ka thënë Amer Alija – FDH.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, vlerëson se Salih Mustafës iu shqiptua një dënim i ashpër.

“Ky dënim prej 26 vjetëve burgim është më i ashpër në krahasim me politikat ndëshkimore qoftë të Hagës apo qoftë gjykatës vendore dhe duke e krahasuar që gjashtë eprorët serbë janë dënuar për një numër të madh të krimeve të cilat kanë ndodhur në Kosovë”, ka shtuar Amer Alija – FDH.

Dhomat e Specializuara, sipas avokatit Tahir Rrecaj, gabuan me dënimin që ia shqiptuan Mustafës.

“Nuk kanë pasur të drejtë. Gjykata e ka zbatuar ligjin e gabueshëm. Dënimi maksimal që ka mundur t’i shqiptohet zotëri Mustafa për tri veprat penale për krime lufte për të cilat është shpallë fajtor, dënimi unik nuk ka mundur të jetë më shumë se 15 vjet burgim dhe kjo është ajo që ligji e përcakton dhe ekziston parimi i zbatimit të ligjit më të favorshëm”, ka theksuar Tahir Rrecaj – Avokat.

Mbrojtja e Salih Mustafës ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit pas vendimit.

Related posts

Rusia: Urdhër arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për presidentin Putin nuk ka “asnjë rëndësi”

rezart morina

Shefi i shëndetësisë turke: Lufta në Gaza e la sistemin shëndetësor në “rrënoja”

admin

Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në rrugën Zhur-Prizren

admin