RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Media britanike: Shkodra, “Palermo e Shqipërisë”, nga aty nisen furgonët për në Angli

media-britanike:-shkodra,-“palermo-e-shqiperise”,-nga-aty-nisen-furgonet-per-ne-angli

“Shkodër-Dunkirk, furgonë çdo ditë”. Me këtë linjë transporti me një destinacion në dukje të sforcuar, fillon artikulli i britanikes The Telegraph i 23 gushtit, që pasqyron fenomenin e emigracionit ilegal midis brigjeve franceze dhe britanike, ku shqiptarët janë pjesa më e madhe.

Javët e fundit shifrat kanë kapur statistika rekord, ku çdo ditë mbërrijnë në Britani deri 1300 persona. Sipas burimeve të The Telegraph, pjesa më e madhe e shqiptarëve ka si pikënisje qytetin e Shkodrës, i cilësuar nga e përditshmja si “Palermo e Shqipërisë”.

Sipas tregimit të saj, “në qytetin me një papunësi të frikshme, operojnë familje kriminale” që organizojnë trafikun duke e reklamuar edhe në rrjetet sociale si TikTok, ku premtojnë 100% sukses. Madje pikërisht bandat shkodrane kane ulur çmimin e “biletës” për Angli, nga të paktën 5 mijë paund në rreth 3 mijë, për shkak të pamundësisë të shumë personave për të siguruar paratë e nevojshme.

Sipas The Telegraph, bandat shqiptare janë lidhur me ato kurdë që operojnë nga të dyja anët e kanalit të La Manche, ndërkohë që pas mbërritjes në Britaninë e Madhe, shqiptarët punësohen kryesisht në ndërtim, ndërkohë që më të rinjtë fillojnë punë në shtëpitë e barit të kontrolluara pikërisht nga bandat shqiptare, edhe vetëm për të paguar paratë e dhëna për transportin. /a2

Related posts

Ush’tarët iz’raelitë ba’stisën qytetin Tulkarim dhe përdorën të riun pa’lestinez si mburojë njerëzore

RTI

Austri, kapen 53 emigrantë të parregullt në një kamion

admin

Murati: Për 2 mijë të punësuar është proceduar subvencionimi

rezart morina