RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Argjentinë, tentativë për sulm të armatosur ndaj zëvendës presidentes, Kirchner

argjentine,-tentative-per-sulm-te-armatosur-ndaj-zevendes-presidentes,-kirchner

Në Argjentinë, një person tentoi të kryejë sulm të armatosur ndaj zëvendës presidentes dhe ish-presidentes së vendit, Cristina Fernandez de Kirchner, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në pamjet e publikuara në mediat lokale shihet një person që i drejton armën Kirchnerit teksa ajo përshëndet mbështetësit e saj përpara se të hyjë në shtëpi.

Ministri i Sigurisë i Argjentinës, Annibal Fernandez në një deklaratë për kanalin C5N tha se sulmuesi u arrestua pas incidentit dhe arma u dërgua për analizë.

Në shtypin vendas thuhet se personi që mbante armën ishte Fernando Andres Sabag Montiel, 35-vjeçari brazilian dhe se kishte një dënim të mëparshëm për armëmbajtje.

Theksohet se Montiel e ndezi armën që ai e afroi pranë fytyrës së Kirchner-it, por arma nuk shkrepi.

Mbështetësit e saj kanë mbajtur çdo ditë protesta mbështetjeje përpara shtëpisë së Kirchner-it që kur ajo u dënua me 12 vjet burg në rastin e korrupsionit në të cilin u gjykua javën e kaluar. /aa

Related posts

Analiza/ Lufta në Ukrainë dhe roli i Perëndimit! A do të dërgojë NATO trupa ushtarakë?

admin

Aktakuzë ndaj tre personave për rastin e sulmit në kanalin e “Ibër Lepencit”

RTI

Autoritetet ukrainase: Tre të vrarë dhe 29 të plagosur në sulmin rus gjatë natës në Kiev

RTI