RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Media izraelite: 4 mijë ushtarë me invaliditet që nga 7 tetori

media-izraelite:-4-mije-ushtare-me-invaliditet-qe-nga-7-tetori

Raportohet se katër mijë ushtarë janë bërë invalidë që nga 7 tetori 2023 gjatë sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një lajm të faqes së internetit “Walla” në gjuhën hebraike, thuhet se pas më shumë se tre muajsh lufte, është pranuar se katër mijë ushtarë janë bërë invalidë dhe se ka përllogaritje se ky numër mund të shkojë në 30 mijë.

Lajmi thotë se sulmi i Hamasit më 7 tetor “e tërhoqi Izraelin në një luftë që nuk e kishte hasur kurrë më parë për sa i përket numrit të ushtarëve të plagosur”, por më e rëndësishmja, gjatë luftës ka pasur “të plagosur rëndë”.

Po ashtu theksohet se ushtria izraelite nuk i ka ndarë të gjitha informacionet për të plagosurit nga shqetësimi se do të shkaktonte uljen e moralit të njerëzve.

Idan Kaliman, president i Organizatës së Invalidëve të Ushtrisë Izraelite, ka thënë: “Kam 30 vjet që jam në organizatë, nuk kam hasur kurrë në një numër kaq të madh personash të plagosur rëndë. Ka shumë të plagosur, me gjymtyrë të amputuara, të verbër ose të paralizuar”.

Related posts

Italia planifikon të rekrutojë infermierë indianë, sektori haset me mijëra vende vakante

admin

Forcat izraelite bastisin sërish Xhaminë Al-Aksa, sulmojnë besimtarët brenda

admin

Nga UNMIK-u bëjnë thirrje të merren hapa urgjent për të rivendosur qetësinë në veri

admin