RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasada e Kosovës në Katar apel për kujdes maksimal ndaj shtetasve

ambasada-e-kosoves-ne-katar-apel-per-kujdes-maksimal-ndaj-shtetasve

Në kuadër të rritjes së tensioneve në rajon, Ambasada e Republikës së Kosovës në Katar ka dalë me një njoftim zyrtar duke u bërë thirrje shtetasve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Katar të tregojnë kujdes maksimal.

Sipas njoftimit, ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim të situatës, i cili mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.

Ambasada këshillon qytetarët kosovarë që:

Të informohen rregullisht përmes burimeve zyrtare dhe mediave;
Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore;
Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake.
Po ashtu, është bërë e ditur se Ambasada do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të njoftojë për çdo zhvillim të ri.

Për raste urgjente, shtetasit e Kosovës mund të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës në Doha:
+974 5055 9453.

Related posts

Aksioni policor në Shtërpcë – sekuestrohen dosjet e strukturave paralele të Serbisë

admin

Ushtria izraelite bastis shtëpinë e predikuesit të Xhamisë Al-Aksa

Muhamet Ramadani

Kolonët hebre hyjnë me forcë në Xhaminë Al-Aksa – VIDEO

admin