Mediat e kanë bojkotuar konferencën e cila pritej të mbahej pas mbledhjes së Qeverisë, që është mbajtur të mërkurën.
Sipas gazetarëve që kanë qenë duke e përcjellë mbledhjen, vazhdimisht pas përfundimit të takimeve të ekzekutivit, ju bie të presin deri një orë për konferencë.
Të mërkurën, para se të largoheshin nga salla e konferencave kanë pritur 40 minuta.
Arsyeja që u është dhënë për vonesën ka qenë që ekzekutivi ka pasur një takim të brendshëm.