RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mediat izraelite: Kabineti i luftës i ka dhënë “dritë të gjelbër” propozimit të Katarit lidhur me pengjet

mediat-izraelite:-kabineti-i-luftes-i-ka-dhene-“drite-te-gjelber”-propozimit-te-katarit-lidhur-me-pengjet

Kabineti i luftës në Izrael thuhet se ka dhënë “dritë të gjelbër” për zbatimin e “propozimit të Katarit lidhur me shkëmbimin e pengjeve në Gaza”, transmeton Anadolu.

Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN thuhet se propozimi i Katarit ndaj Tel Avivit përfshin lirimin e dhjetëra pengjeve izraelite në Gaza në këmbim të pauzës për disa javë të konfliktit në Gaza.

Theksohet se Kabineti i luftës i ka dhënë “dritë të gjelbër” kreut të Mossad-it, David Barnea për zbatimin e propozimit të Katarit. Ndër të tjera bëhet e ditur se është shënuar përparim në bisedimet e zhvilluara me Katarin për shkëmbimin e pengjeve.

Mediat izraelite pretendojnë se Katari i ka paraqitur qeverisë së Tel Avivit një propozim me 2 faza lidhur me shkëmbimin e pengjeve në Gaza.

Në lajmin e transmetuar dje nga televizioni “Channel 12” thuhej se faza e parë e propozimit të paraqitur nga Katari parashikon lirimin e 40 deri në 50 pengjeve që mbahen nga Hamasi në këmbim të një pauze prej një muajsh të konfliktit në Gaza.

Ndërsa faza e dytë, detajet e së cilës ende nuk janë qartësuar dhe që pritet të jetë më komplekse, mendohet se do të përfshijë tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza.

Ndërkohë gazeta “Yediot Ahronot” në artikullin e saj të bazuar në një zyrtar të paidentifikuar, ka konfirmuar informacionet që televizioni “Channel 12” ka dhënë lidhur me propozimin e Katarit.

Katari nuk ka dhënë ende deklaratë lidhur me pretendimet në mediat izraelite.

Related posts

Përkujtohet ushtari turk i KFOR-it që humbi jetën në Kosovë, Hüseyin Kutlu

admin

Liderët e Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maltës telefonata ngushëllimi presidentit Erdoğan

admin

Antony Blinken takim me homologun kinez, Wang Yi: Marrëdhëniet SHBA-Kinë po fillojnë të stabilizohen

admin