RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden akuzohet për “përhapje të dezinformatave” rreth konfliktit izraelito-palestinez

biden-akuzohet-per-“perhapje-te-dezinformatave”-rreth-konfliktit-izraelito-palestinez

Punonjësit e Departamentit amerikan të Shtetit dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë shkruar një memorandum kundërshtues ku akuzuan presidentin Joe Biden për “përhapje të dezinformatave” rreth luftës Izrael-Hamas dhe duke “pretenduar se Izraeli po kryen krime lufte” në Gaza, transmeton Anadolu.

Memorandumi, i nënshkruar nga 100 punonjës të Departamentit të Shtetit dhe USAID-it, thoshte se Biden përhapi dezinformata në fjalët e tij më 10 tetor, në lidhje me sulmin e grupit palestinez Hamas të 7 tetorit ndaj Izraelit, raportoi “Axios”.

Memorandumi, i cili iu dorëzua zyrës së politikave të departamentit më 3 nëntor, rekomandoi fuqimisht që qeveria amerikane “të avokojë për lirimin e pengjeve nga Hamasi dhe Izraeli”, duke përmendur “mijëra” palestinezë që mbahen nga Izraeli, disa prej tyre “pa akuzë”, thuhet më tej.

Gjithashtu, memorandumi inkurajoi Biden, i cili tha gjatë fjalimit të tij të 10 tetorit se SHBA-ja mbron shpinën e Izraelit, që të bëjë më shumë për të vënë në dyshim veprimet e Izraelit, sipas raportit.

Ai pason disa raporte të tjera në javët e kaluara rreth një “rebelimi” brenda Departamentit të Shtetit në lidhje me mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-së për Izraelin, ndërsa vazhdon të rritet numri i civilëve të vdekur në Gaza.

I pyetur në lidhje me raportet gjatë një konference të përditshme për media, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller tha se një nga pikat e forta të departamentit është “diversiteti i pikëpamjeve”, duke shtuar se “mirëpresin njerëzit që t’i bëjnë të njohura pikëpamjet e tilla”.

“Sekretari është takuar me një numër njerëzish nga të gjitha rangjet e departamentit nga zyra të ndryshme në departament për të dëgjuar saktësisht se çfarë mendojnë ata për politikën tonë, si në lidhje me Izraelin dhe konfliktin e tij me Hamasin, po ashtu edhe në lidhje me çështje të tjera, duke përfshirë çështje shumë të diskutueshme, dhe ai i inkurajon njerëzit të japin reagime”, tha ai duke shtuar: “Ai inkurajon njerëzit të flasin nëse nuk pajtohen”.

“Kjo nuk do të thotë se ne do të ndryshojmë politikën tonë bazuar në pakënaqësitë”, shtoi ai duke vazhduar: “Ai do të marrë rekomandimet dhe do të bëjë përfundimisht atë që mendon se është gjykimi më i mirë dhe do t’i bëjë rekomandimet e tij presidentit për atë që duhet të bëjmë”.

Përderisa sulmi izraelit në Rripin e Gazës hyri në ditën e tij të 39-të, të paktën 11.180 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë mbi 7.700 gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 28.200 të tjerë janë plagosur, sipas shifrave të fundit nga autoritetet palestineze.

Ndërkohë, numri i të vdekurve nga Izraeli është gati 1.200, sipas shifrave zyrtare.

Related posts

Borrell rendit hapat që Kurti duhet të ndërmerrë për shtensionim të situatës në veri

rezart morina

I mbijetuari i Masakrës së Izbicës, Milazim Thaçi: S’e kisha besu që vjen kjo ditë

rezart morina

Rrufeja vret 20 persona në Indi

admin