RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Medvedev: Lufta mund të përfundojë shpejt me traktat paqeje ose armë bërthamore

medvedev:-lufta-mund-te-perfundoje-shpejt-me-traktat-paqeje-ose-arme-berthamore

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev tha se çdo luftë mund të përfundojë shpejt përmes nënshkrimit të një traktati paqeje ose përmes përdorimit të armëve bërthamore, raporton Anadolu.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Medvedev tha se Japonia kapitulloi pasi SHBA-ja hodhi bomba bërthamore në qytetet Hiroshima dhe Nagasaki.

“Në përgjithësi, çdo luftë, qoftë edhe një luftë botërore, mund të përfundojë shumë shpejt. Ose nëse nënshkruhet një traktat paqeje, ose nëse bëni atë që bënë amerikanët në vitin 1945, kur përdorën armët e tyre bërthamore dhe bombarduan dy qytete japoneze Hiroshima dhe Nagasaki. Ata, ushtria japoneze, me të vërtetë më pas e kufizuan fushatën ushtarake. Çmimi është jeta e pothuajse 300 mijë civilëve”, tha ai.

Medvedev tha se sa i përket “operacionit special ushtarak” rus në Ukrainë, ai do të përfundojë brenda disa ditësh nëse NATO ndalon furnizimin me armë për Kievin.

“Nëse NATO, SHBA dhe vasalët e tyre, do të ndalonin furnizimin me armë dhe mjete shkatërrimi për Ukrainën, atëherë operacioni ushtarak special do të përfundonte në vetëm disa muaj dhe nëse ata ndalojnë furnizimin me armë tani, atëherë operacioni ushtarak do të përfundojë për disa ditë”, tha ai.

Medvedev, i cili shërbeu si president rus në vitet 2008-2012 dha vlerësime edhe për ushtrinë ruse, duke e quajtur atë “heroike”.

Related posts

Politologu i njohur francez, mbështetës i Ga’zës, arrestohet për “mbështetje të te’rrori’zmit”

rezart morina

Indi: Vazhdon fushata e rrënimit të xhamive shekullore – VIDEO

admin

Një i vdekur dhe 763 raste të reja me coronavirus

admin