RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Medvedev: Mos e nënvlerësoni Rusinë si fuqi bërthamore

medvedev:-mos-e-nenvleresoni-rusine-si-fuqi-berthamore

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar Perëndimin që të mos e nënvlerësojë gatishmërinë e Rusisë për të përdorur armët e saj bërthamore, në rast emergjence.

“Si një fuqi bërthamore, Rusia mund t’i përdorë këto armë nëse ekzistenca e saj kërcënohet nga një sulm”, tha sot Medvedev.

“Përgjigjja ndaj sulmeve të tilla është përdorimi i armëve bërthamore”, tha Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

“Kundërshtarët tanë të mundshëm nuk duhet ta nënvlerësojnë këtë”, tha Medvedev, duke iu referuar disa vendeve në Perëndim që kanë sugjeruar se Rusia po bënte kërcënime boshe dhe nuk ishte e përgatitur për të vendosur armët e saj bërthamore në konfrontimin me NATO-n dhe fuqitë perëndimore.

“Analistët perëndimorë dhe strukturat komanduese perëndimore, udhëheqja ushtarake dhe politike duhet thjesht të vlerësojnë rregullat dhe synimet tona”, tha ai.

Medvedev, si ish-shefi i Kremlinit, ka thënë vazhdimisht se Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore në luftën kundër Ukrainës.

Medvedev tha se industria ruse e armëve po punon me shpejtësi dhe po prodhon tanke të mjaftueshme, predha artilerie dhe raketa.

Gjithashtu, Medvedev tha se Rusia e sheh veten në një luftë të shpallur jozyrtarisht me Perëndimin.

“Armët bërthamore nuk shërbejnë vetëm si mbrojtje, ato gjithashtu janë një siguri kundër copëtimit të Rusisë në shtete individuale siç synojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai. /atsh

Related posts

Holandë – Qeveria planifikon ndërtimin e dy centraleve të reja bërthamore

admin

Përkundër zhvillimeve, krerët institucionalë shihen të relaksuar në ballkonin e Qeverisë

rezart morina

Gallant: Ushtria izraelite gati për të luftuar menjëherë pas armëpushimit

rezart morina