RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Mehaj qëndron në Turqi, bisedohet për anëtarësim në NATO dhe Programin për Paqe

mehaj-qendron-ne-turqi,-bisedohet-per-anetaresim-ne-nato-dhe-programin-per-paqe

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Turqi, ai në këtë vizitë është i shoqëruar nga Gjeneral Hysen Dreshaj, kolonel Ali Krasniqi, kolonel Astrit Haliti, kolonel Binak Zekaj dhe atasheun e mbrojtjes, kolonel Bekim Zejnullahu.

Gjatë ditës së sotme Ministri Mehaj së bashku me delegacion kanë zhvilluar një takim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

Ministri Mehaj fillimisht ka uruar Güler për detyrën e re si Ministër i Mbrojtjes, më pas ata kanë diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer të deri tashëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.

Ky bashkëpunim do të vazhdohet në fushën e edukimit, trajnimeve dhe shkollimit të ushtrisë sonë. Partneriteti i ndërtuar me mirëbesim nga të dy palët është i fuqishëm dhe i dobishëm për të dy shtetet tona.

Gjithashtu është diskutuar rreth mbështetjes së Republikës së Kosovës për anëtarësim në Programin për Paqe, për rëndësinë e anëtarësimit tonë në NATO, për misione të përbashkëta dhe marrëveshje tjera që do të hapin fusha të reja të bashkëpunimit. Marrëveshjet shtet me shtet që janë nënshkruar deri tani, kanë rezultuar të jenë shumë të suksesshme.

Forcimi i ushtrisë sonë për të mbrojtur vendin dhe për t’i shërbyer paqes, është synimi ynë kryesor.

Related posts

Kosovarët nga sot lëvizin lirshëm pa viza, këto janë kushtet që duhet t’u përmbahen

admin6

Italia paralajmëron Europën: Rrezikojmë të përballemi me një fluks masiv të emigrantëve

admin

Rusia me valë sulmesh të reja në Ukrainë

rezart morina