RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës shpërndan 41 vetura të reja për njësitë patrulluese

menaxhmenti-i-policise-se-kosoves-shperndan-41-vetura-te-reja-per-njesite-patrulluese

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës, ka ndarë vetura zyrtare për njësitë patrulluese për rritjen e vazhdueshme të efikasitetit në punën e policëve patrullues, me qellim që ata të jenë sa më afër nevojave të qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kolonel, Gazmend Hoxha ka ndarë 41 vetura të reja, prej tyre 35 limuzina, përfshirë ato Hybride dhe 6 xhipa për mbulimin e zonave patrulluese, në të gjitha drejtoritë rajonale.

“Përmbushja e objektivave të Planit Zhvillimor Strategjik dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve, tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes shtesë me automjete zyrtare për njësitë patrulluese të stacioneve policore. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kolonel Gazmend Hoxha, ka vazhduar me mbështetjen ndaj departamenteve policore, në këtë rast të rendit publik, duke ndarë dyzet e një (41) vetura të reja, prej tyre 35 limuzina, përfshirë ato Hybride dhe 6 xhipa për mbulimin e zonave patrulluese, në të gjitha drejtoritë rajonale. Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj qytetarëve, për forcimin e bashkëpunimit, komunikimit dhe reagimit me kohë ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, thuhet në njoftimin e Policisë./

Related posts

Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i mbrëmshëm në aksin rrugor Vlorë–Kotë

Irfan Jahiu

Raport: Greqia u përpoq të mbulonte rolin në mbytjen e anijes në Peloponez

Muhamet Ramadani

Izraeli planifikon sulm në Rafah, Borrell: Gjendja është alarmante

admin