Ju propozojmë që menynë e iftarit ta pasuroni me gogla të shijshme mishi në salcë domatesh
Përbërësit e nevojshëm:
500 g mish të bluar
salcë domatesh
500 ml domate të kulluara
1 qepë (grijeni imët)
1 lugë miell
4 lugë vaj
1 filxhan oriz (rreth 50 g)
1 karotë e madhe e grirë në rende
1 kungulleshë (e grirë në rende dhe e kriposur që të lëshojë ujë)
kripë, piper mëlmesa
1 vezë
Përgatitja:
Përgatitja për salcë: në vaj fërgoni qepen dhe shtoni një lugë miell.
Fërgoni rreth një minute dhe shtoni domaten e grirë. Shtoni rreth 300 ml ujë. Qitni kripë dhe prisni që salca të vlojë. Ndërkohë, përgatitni goglat e mishit.
Në enë qitni të gjithë përbërësit (kungulleshën më parë kullojeni) dhe përzieni mirë.
Në salcën e zier shtoni një nga një goglat e mishit të madhësisë së arrave.
Kur salca sërish të vlojë, zvogëlojeni zjarrin dhe zieni në zjarr mesatar rreth pesëdhjetë minuta.
Shërbimi: Si shtojcë më së miri përshtatet pureja nga patatja, transmeton Telegrafi.
The post Meny e iftarit: Gogla mishi në salcë domatesh appeared first on Telegrafi.