RTV AHIRETI
Kuzhinë

Mënyra e shëndetshme për përgatitjen e vezëve, ruan lëndët ushqyese dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

menyra-e-shendetshme-per-pergatitjen-e-vezeve,-ruan-lendet-ushqyese-dhe-ul-rrezikun-e-semundjeve-te-zemres

Hulumtimi i botuar në The Journal of Nutrition ka përcaktuar mënyrën më të shëndetshme për të përgatitur vezët, që do t’ju ndihmojnë t’i ruani lëndët ushqyese të tyre dhe ta reduktoni rrezikun e kolesterolit.

Gjegjësisht, opsioni më i mirë është përgatitja e vezëve duke i zier pa lëvore. I vendosim në ujë të nxehtë, por jo të vluar dhe i ziejmë për tri minuta. Mos shtoni kripë në ujë, pasi kjo do ta hollojë të bardhën e vezës.

Zierja e tillë mund ta rritë nivelin e proteinave në vezë deri në 40 për qind dhe ju do të jeni më të ngopur për më gjatë. Gjithashtu ka aftësinë e shkatërrimit të salmonelës potenciale dhe ta zvogëlojë rrezikun nga kolesteroli.

Duhet shmangur përgatitja e vezëve në formën e omëletës ose vezëve të fërguara. Temperaturat e larta dhe përdorimi i sasive të mëdha të vajit, ulin nivelin e vitaminave dhe antioksidantëve, si dhe rritin nivelin e kolesterolit.

A e dini se vezët mund të jenë të dobishme edhe për ruajtjen e shikimit? Gjegjësisht, hulumtimi i vitit 2020 tregoi se konsumimi i dy deri në katër vezë në javë zvogëlon shanset e zhvillimit të degjenerimit makular, i cili shkakton shikim të paqartë. /Telegrafi/

The post Mënyra e shëndetshme për përgatitjen e vezëve, ruan lëndët ushqyese dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës appeared first on Telegrafi.

Related posts

Ushqimet tradicionale në sofrën shqiptare në Ramazan

rezart morina

Mishi i pulës me spinaq i bërë në role

admin6

Qofte, vakt i shkëlqyer nga furra e shporetit

rezart morina