Sot paradite ka arritur në shtëpinë e familjes së saj në fshatin Llugaxhi arkivoli i Hamide Magashit, e cila u vra para dy ditësh nga bashkëshorti i saj.
Familjarët e së ndjerës mes lotësh janë përshëndetur me të për herë të fundit.
Varrimi i së ndjerës është duke ë bërë tani (13:00) në varrezat e fshatit. Në vendngjarje ndodhen edhe patrullat e Policisë së Kosovës.
Ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari për vrasjen makabër, Sokol Halili, është ende në arrati. /mediat