RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sudani refuzon të marrë pjesë në bisedimet rajonale të paqes

sudani-refuzon-te-marre-pjese-ne-bisedimet-rajonale-te-paqes

Qeveria e Sudanit ka refuzuar që të marrë pjesë në takimin rajonal që synon zgjidhjen e krizës në shtetin e përfshirë nga konflikti, duke akuzuar Kenian – që udhëheq bisedimet – se po favorizon forcat rivale.

Afër 3.000 persona janë vrarë që nga mesi i prillit kur nisën luftime mes forcave të dy gjeneralëve rivalë në Sudan, ndërkaq pothuajse 3 milionë persona janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Blloku i shteteve lindore afrikane ftoi shefin e ushtrisë së Sudanit, Abdel Fattah al-Burhan, dhe Mohamed Hamad Dagalo, që udhëheq Forcat paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë, që të takohen në kryeqytetin e Etiopisë më 10 korrik.

Asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në bisedime edhe pse Forcat e Mbështetjes së Shpejtë dërguan përfaqësues në këtë takim, ku morën pjesë përfaqësuesit e Kenias, Sudanit Jugor, Xhibutit dhe Etiopisë.

Ministria e Jashtme e Sudanit tha se delegacioni i këtij shteti nuk do të marrë pjesë në këtë takim derisa të plotësohet kërkesa që Kenia të mos i udhëheqë bisedime.

Ministria sudaneze ka kërkuar “që presidenti i Kenias, William Ruto, të zëvendësohet… veçanërisht për shkak të anësisë së tij”, u tha në deklaratë.

Sudani më herët kishte akuzuar Nairobin se ka mbështetur Forcat paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë duke “strehuar njerëzit e saj dhe duke i ofruar forma të ndryshme të mbështetjes”. /rel

Related posts

Putin dhe Aliyev zhvilluan bisedë telefonike për Karabakun

Muhamet Ramadani

Xhamia nga periudha andaluziane mbetet simbol kulturor në Spanjën rurale

admin

Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Gaza, vriten 29 palestinezë

Muhamet Ramadani