RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mësoni se pse keni dhimbje koke

mesoni-se-pse-keni-dhimbje-koke

Nëse një fëmijë vuan nga migrena ai ose ajo mund të përballet me marramendje, shikim të turbullt, temperaturë dhe dhimbje barku.

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara, shkruan U.S. National Library of Medicine.

Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike.

Rrjedhimisht trajtimi i tyre është i ndryshëm. Deri më tani, ekspertët kanë identifikuar 150 lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës, por më të përhapurat janë:

Dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit

Këto janë dhimbjet më të përhapura të kokës që prekin të rinjtë dhe të rriturit.

Dhimbja është e moderuar dhe ikën e vjen pa simptoma të veçanta.

Migrena

Dhimbjet e kokës janë të forta dhe thumbuese.

Ato mund të zgjasin nga 4 orë deri në 3 ditë dhe përsëriten një deri në katër herë në muaj.

Migrena shoqërohet me ndjeshmëri të lartë ndaj dritës, zhurmës dhe aromave, të përziera, të vjella, mungesë oreksi dhe dhimbje barku.

Nëse një fëmijë vuan nga migrena ai ose ajo mund të përballet me marramendje, shikim të turbullt, temperaturë dhe dhimbje barku.

Dhimbjet e përsëritura

Këto dhimbje manifestohen rreth zonës së syve ose pas kokës dhe janë konstante.

Dhimbja është aq e fortë sa njeriu nuk gjen dot qetësi.

Në shumë raste, njerëzit që vuajnë nga kjo dhimbje nuk qëndrojnë dot ulur as shtrirë.

Në rast se dhimbja është tek zona e syve, sytë skuqen, lotojnë dhe bebja e syrit zvogëlohet.

Flegra e hundës në atë zonë të dhimbjes zmadhohet dhe rrjedh.

Këto dhimbje zakonisht ndodhin një deri në tre herë në ditë dhe mund të zgjasin nga 2 javë deri në 3 muaj.

Secila prej dhimbjeve zgjat nga 15 minuta deri në 3 orë, madje mund ta zgjojë pacientin nga gjumi.

Dhimbjet e kokës si pasojë e sinozitit

Këto dhimbje shfaqen tek mollëzat, balli ose mes syve.

Dhimbjet shfaqen si pasojë e inflamacionit dhe sinozitit.

Dhimbjet hormonale

Dhimbjet e kokës si pasojë e hormoneve prekin zakonisht gratë gjatë ciklit, shtatzanisë ose menopauzës.

Ndryshimet hormonale si pasojë e kontraceptivëve janë gjithashtu shkaktarë të dhimbjeve të kokës.

Çfarë ndodh në organizëm kur dhemb koka?

Truri është organi që të tregon kur pjesë të tjera të trupit dhembin, por vetë ai nuk arrin të ndiejë dhembje.

Dhimbja shkaktohet nga një mori sinjalesh mes trurit, nervave dhe enëve të gjakut.

Disa nerva në enët e gjakut dhe muskujt e kokës ndizen dhe i dërgojnë trurit sinjalet e dhimbjes.

Dhimbjet e kokës mund të jenë simptoma shoqëruese të disa sëmundjeve siç janë infeksionet, stresi emocional, depresioni, mungesa e ushqimit, gjumit, medikamentet e tepërta, duhani, alergjitë e të tjerë.

Migrena nga ana tjetër është diçka gjenetike që trashëgohet nga brezi në brez, tregojnë studimet.

Nëse të dy prindërit vuajnë nga migrena, atëherë fëmijët janë 70% të predispozuar të kenë të njëjtin problem.

Shkaqet e migrenës janë akoma të panjohura, por një teori mjekësore thotë se migrena ka të bëjë me një aktivitet jo të zakonshëm të trurit që shkakton ndryshime në enët e gjakut në tru.

Related posts

Bajamet janë të mbushura me vitamina, minerale, proteina, fibra, yndyrna të shëndetshme, magnez, vitaminë E dhe antioksidantë të tjerë thelbësorë. Ato janë të gjithanshme dhe mund të hahen të njomura, të papërpunuara ose të shtohen në një shumëllojshmëri pjatash. Përmirëson tretjen: Thuhet se njomja e bajameve mund ta bëjë më të lehtë tretjen e stomakut, gjë që mund të rrisë përthithjen e disa lëndëve ushqyese, njomja e bajameve ndihmon në çlirimin e lipazës, një enzimë që ndihmon trupin tuaj të tresë yndyrnat. Ndihmon humbjen e peshës: Bajamet janë të ulëta në karbohidrate, por të larta në proteina dhe fibra dy lëndë ushqyese që rrisin ndjenjën e ngopjes, duke reduktuar kështu marrjen e përgjithshme të kalorive. Ngrënia e bajameve mund të nxisë metabolizmin tuaj, i cili lidhet me humbje më të mirë të peshës. Bajamet gjithashtu mund të ndihmojnë në humbjen e yndyrës në bark . Rrit funksionin e trurit: Bajamet janë të pasura me vitaminë E që është treguar se promovon vigjilencën, ruan kujtesën më gjatë. Prandaj, bajamet shpesh konsiderohen si ‘ushqim i trurit’. Për më tepër, marrja e niveleve të shëndetshme të vitaminës E është lidhur me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjes së Alzheimerit. Duke siguruar dozën ditore të këtij antioksidanti mund ta mbani trurin tuaj të mprehtë, si dhe të ofroni përfitime të shumta shëndetësore. Ul nivelet e kolesterolit: Hulumtimet sugjerojnë se ngrënia e një grushti bajamesh çdo ditë mund të zvogëlojë kolesterolin LDL ose ‘të keq’ duke ruajtur kolesterolin HDL ose ‘të mirë’. Bajamet përmbajnë nivele të larta yndyre (yndyra të pangopura). Përmbajtja e magnezit në bajame mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut. Përmirëson nivelet e sheqerit në gjak: Bajamet përmbajnë gjithashtu sasi të larta të magnezit, një mineral që shumë njerëz, veçanërisht ata me diabet të tipit 2, nuk e marrin mjaftueshëm. Magnezi është i rëndësishëm për menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak përveç proceseve të tjera. Marrja e një sasie të mjaftueshme të këtij minerali mund të ndihmojë në përmirësimin e sindromës metabolike dhe profileve të sheqerit në gjak. E mirë për lëkurën: Nëse dëshironi të keni lëkurë të shëndetshme, atëherë konsumimi i një grushti bajamesh tju vij në ndihmë. Antioksidantët në bajame, veçanërisht vitamina E, mund të ndihmojnë në reduktimin e shenjave të plakjes dhe mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira duke ju dhënë një lëkurë pa njolla dhe me shkëlqim.

rezart morina

Pse ndjejmë dhimbje të forta në trup gjatë dimrit? Këshilla për ta trajtuar atë

admin

Këto lloje frutash të thata ndihmojnë në shëndet të mirë!

rezart morina