Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook i ka dalë në mbrojtje institucioneve të Kosovës, pas përshkallëzimit të tensioneve në Veri, aty ku serbët lokalë kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë.
“Mbështet plotësisht vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin dhe dënoj me forcë çdo sulm ndaj Policisë dhe forcave të sigurisë në ushtrimin e misionit dhe detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese”, shkruan Meta.
Më tej ai kërkon që të shmanget përshkallëzimi i më tejshëm i tensionit por thekson se reciprociteti është e drejtë e një shteti të lirë, sië është edhe Kosova.
“Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran”, nënvizon Meta. /360grade