Përmbytje të rënda kanë goditur Mianmarin pas tajfunit Yagi, me më shumë se 230,000 njerëz të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Junta qeverisëse e vendit ka kërkuar ndihmë nga jashtë për të zbutur ndikimin e fatkeqësive natyrore që po godasin vendin.
Kryeqyteti Naypyidaw është ndër zonat më të goditura. Ushtria raporton se përmbytjet kanë vrarë të paktën 33 persona.
Numri i të vdekurve është shumë më i lartë.
Shkencëtarët thonë se tajfunet dhe uraganet po bëhen më të fortë dhe më të shpeshtë me ndryshimet klimatike. Ujërat më të ngrohta të oqeanit do të thotë që stuhitë marrin më shumë energji, gjë që çon në shpejtësi më të larta të erës.
Një atmosferë më e ngrohtë gjithashtu mban më shumë lagështi, gjë që mund të çojë në reshje më intensive. /abcnews
Typhoon Yagi swept across Vietnam, Thailand, Myanmar and Laos, causing widespread devastation and significant damage to infrastructure pic.twitter.com/8e3TGly94V
— TRT World (@trtworld) September 13, 2024