RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sondazhi ndërkombëtar: SHBA, Gjermania dhe Turqia, partnerët më të rëndësishëm të kosovarëve

sondazhi-nderkombetar:-shba,-gjermania-dhe-turqia,-partneret-me-te-rendesishem-te-kosovareve

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shihen si dy partnerët më të rëndësishëm politikë e ekonomikë në sytë e kosovarëve. Këtë e tregon një sondazh mbarëkombëtar në Kosovë nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) i publikuar të mërkurën.

Rreth 93% e të anketuarve e shohin Shqipërinë dhe Amerikën si partnerët politikë më të rëndësishëm të Kosovës, pasuar nga Gjermania me 92% dhe Turqia me 84%.

Pothuajse në të njëjtën nivel Shtetet e Bashkuara (93%) dhe Shqipëria (92%) shihen edhe si partnerët më të rëndësishëm ekonomikë. Lista vijon me Bashkimin Evropian (92%), Turqinë (88%) e Maqedonia e Veriut (70%).

Për Shqipërinë (86%), Amerikën (90%), Britaninë e Madhe (84%), Gjermaninë (88%) dhe Bashkimin Evropian (77%) kosovarët kanë edhe mendimet më pozitive.

Në masë të madhe të të anketuarve, rreth 93%, mendojnë se politika e jashtme duhet të jetë pro-perëndimore dhe pro-Bashkimit Evropian. Ky mendim është në rritje në krahasim me shtatorin e vitit 2021, kur të njëjtin mendim për linjën e politikës së jashtme e kishin 66% e të anketuarve.

Nëse një referendum do të mbahej sot për anëtarësimin në NATO, 95% e qytetarëve do të votonin “pro”.

Në të njëjtën masë, 95%, do të votonin “pro” edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sondazhi është kryer gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti ku janë anketuar 1200 banorë në komuna të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe të etnitetit serb. Marzha e gabimit për mostrën e plotë në mes të gamës nuk kalon ±3.0 pikë në nivelin e sigurisë 95 për qind.

Related posts

Dodik justifikon luftën e Putinit: Perëndimi e detyroi Rusinë të hakmerret

admin

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

rezart morina

Qyteti italian që do të ndalojë akulloret dhe picat pas mesnate, ja çfarë synon të arrihet përmes projektligjit

admin