RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mickoski zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit

mickoski-zhvillon-bisede-telefonike-me-kryeministrin-e-katarit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Mickoski tha se në bisedën telefonike shprehu mbështetje për Katarin dhe mirëkuptim për kompleksitetin e situatës në Lindjen e Mesme.

Ai po ashtu tha se shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale rajonale dhe globale, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit.

“Theksuam së bashku angazhimin tonë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në interes të qytetarëve dhe ekonomive tona”, shkroi Mickoski.

Related posts

VIDEO/ Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun, mbi 1600 anulime fluturimesh dhe kaos në transport

admin

Putin jep dritën e gjelbër për misionin e OKB-së në impiantin e Zaporizhias

admin

Gjermania zgjat mandatin e ushtarëve të saj për misionet në Kosovë, BeH dhe Liban

admin