RTV AHIRETI
Shëndetësi

Microsoft integrojë teknologjinë e ChatGPT në Word, PowerPoint dhe Outlook

microsoft-integroje-teknologjine-e-chatgpt-ne-word,-powerpoint-dhe-outlook

Gjiganti i softuerit planifikon të bëjë prezantimin në Mars duke vënë theksin tek rëndësia që Microsoft po i jep rishpikjes së search dhe aplikacioneve të produktivitetit përmes investimeve në OpenAI.

Microsoft po përgatitet të demonstrojë sesi inteligjenca artificiale e ChatGPT do të transformojë aplikacionet e produktivitetit.

Pas prezantoi dhe demonstroi Modelin Prometheus në motorin e kërkimit Bing në fillim të javës, Microsoft po përgatitet të zgjerojë funksionalitetin e aplikacioneve kyçe si Word, PowerPoint dhe Outlook.

Burime të afërta me Microsoft treguan për the Verge se po përgatitet të detajojë planet e produktivitetit duke integruar modelin gjuhësor AI të OpenAI në Modelin Prometheus në javët në vijim.

Gjiganti i softuerit planifikon të bëjë prezantimin në Mars duke vënë theksin tek rëndësia që Microsoft po i jep rishpikjes së search dhe aplikacioneve të produktivitetit përmes investimeve në OpenAI.

The Information kishte raportuar më herët se modelet e GPT ishin testuar me Outlook për të përmirësuar rezultatet e kërkimit së bashku me funksionalitete të cilat sugjerojnë përgjigje të e-maileve dhe dokumenteve në Word duke përmirësuar eksperiencën e shkrimit.

Ndërsa modeli Prometheus ka transformuar tashmë kërkimet e Bing, hapat e ardhshëm janë integrimi i funksionalitetit në aplikacionet Microsoft Office dhe Teams.

Lajmi vjen pasi Google zbuloi robotin rival të komunikimit me AI quajtur Bard.

Gjithashtu secili prej ekzekutivëve, Google dhe Microsoft, dëshirojnë që kompania e tyre të shihet si lider në AI. /PCWorld Albanian

Related posts

A është e shëndetshme kripa e Himalajeve? Zbulojeni të vërteten

admin

A e përmirëson e qeshura shëndetin? Ja çfarë thonë ekspertët

admin

Studimi: Covid-19 lë pasoja deri 200 ditë pas infektimit, përveç mushkërive prek edhe…

admin