RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra familje sudaneze ikin nga lufta dhe arrijnë në Çadin e varfër

mijera-familje-sudaneze-ikin-nga-lufta-dhe-arrijne-ne-cadin-e-varfer

Valë të reja refugjatësh sudanezë po hyjnë çdo ditë në Çad, duke u larguar nga lufta që po përhapet në Sudan. Sipas Al Jazeera-s, mijëra njerëz po kalojnë kufirin, kryesisht nga rajoni i Darfurit, në kërkim të sigurisë dhe ushqimit.

Që nga shpërthimi i konfliktit në prill 2023, mbi 4.3 milionë sudanezë janë detyruar të largohet nga vendi. Por Çadi, një nga shtetet më të varfra në Afrikë, po përballet me mungesë të thellë burimesh për t’i strehuar dhe ushqyer të ardhurit.

Çmimet e ushqimeve në qytetin kufitar Tiné janë rritur ndjeshëm për shkak të kërkesës së lartë, ndërsa furnizimet humanitare janë të pamjaftueshme. Pothuajse 57 për qind e refugjatëve janë fëmijë në moshë shkollore, por mungojnë shkollat dhe mësuesit për t’i pritur.

UNHCR paralajmëron se numri i refugjatëve sudanezë në Çad është trefishuar brenda më pak se dy vitesh, duke e bërë krizën gjithnjë e më të vështirë për t’u menaxhuar. /mesazhi

Related posts

Bislimi për dinarin: Serbia synon të krijojë tension artificial

admin

Lirohen 6 të burgosur palestinezë nga paraburgimi izraelit

admin

Turqia paralajmëron Greqinë për militarizimin e ishujve në Egje: Mos shfrytëzoni krizën rajonale

Muhamet Ramadani