RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra njerëz në New York protestojnë kundër sulmeve të Izraelit në Gaza

mijera-njerez-ne-new-york-protestojne-kunder-sulmeve-te-izraelit-ne-gaza

Mijëra njerëz protestuan në New York të ShBA-së të premten, duke kërkuar ndalimin e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Mijëra aktivistë u mblodhën para Bibliotekës Kombëtare në Manhatan, duke paralizuar trafikun e qytetit duke ecur nga “5th Avenue” deri te ndërtesa e Zyrës Kombëtare të Postës në “8th Avenue”.

Grupi, i cili kërkoi armëpushim të menjëhershëm për Gazën, bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara t’i japin fund ndihmës për Izraelin.

Disa qytetarë izraelito-amerikanë paqedashës ishin në mesin e aktivistëve që organizuan dhe mblodhën turmë të madhe në mediat sociale.

Gjatë marshimit njëorësh, tensionet rriteshin herë pas here midis demonstruesve që brohoritnin slogane propalestineze dhe një numri të vogël të mbështetësve proizraelitë. Policia ndërhyri kundër disa demonstruesve.

Në një postim në platformën sociale “X”, grupi protestues kërkoi mbështetje për të ndaluar “kolonizimin e vazhdueshëm të Palestinës dhe gjenocidin në Gaza”.

Related posts

Pas shqiptarëve, Braverman kërkon marrëveshje për dëbimin e emigrantëve nga Turqia

admin

Përfundojnë takimet në Bruksel – Bislimi e Petkoviq nuk u ballafaquan

admin

Dërgohet në arrest shtëpiak pjesëtari i FSK-së, i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve serbë

Muhamet Ramadani