RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tensionet Iran-Pakistan: Bisedë telefonike e ministrave të jashtëm, nënvizohet nevoja për bashkëpunim

tensionet-iran-pakistan:-bisede-telefonike-e-ministrave-te-jashtem,-nenvizohet-nevoja-per-bashkepunim

Ministri i Jashtëm pakistanez, Jalil Abbas Jilani, foli në telefon me ministrin e Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, pas tensionit në rritje midis Islamabadit dhe Teheranit, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së bërë në “X” nga Ministrisë e Punëve të Jashtme të Pakistanit, ministri Jilani në bisedën e tij telefonike me homologun iranian Abdullahiyan nënvizoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë për çështjet e sigurisë mes dy vendeve.

Jilani theksoi se Pakistani është i gatshëm të punojë me Iranin për të gjitha çështjet bazuar në frymën e besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Tensionet midis Iranit dhe Pakistanit

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve iraniane Tasnim njoftoi më 16 janar se kampet e organizatës Jaishul Adl në Pakistan ishin shënjestruar me raketa dhe mjete ajrore pa pilot.

Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit njoftoi se Irani kreu një sulm ajror në rajonin Panjgur të provincës Balochistan në kufi më 16 janar, duke vrarë 2 fëmijë dhe duke plagosur 3 vajza.

Ndërsa qeveria e Islamabadit vendosi të tërheqë ambasadorin në Teheran më 17 janar, ajo gjithashtu informoi Teheranin se ambasadori iranian në Islamabad, i cili ishte në vendin e tij me qëllim të vizitës, mund të mos kthehet për një kohë.

Pakistani dje sulmoi me raketa një fshat në rajonin kufitar të Iranit.

Qeveria e Teheranit njoftoi se 9 persona, duke përfshirë 3 gra dhe 4 fëmijë, vdiqën në sulmin me raketa të Pakistanit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit, nga ana tjetër, njoftoi se një seri sulmesh ushtarake me saktësi të lartë të koordinuara u kryen kundër “pikave të fshehta të terroristëve” në provincën Sistan-Baluchistan të Iranit dhe se shumë “terroristë” u vranë gjatë operacioni i bazuar në inteligjencë.

Related posts

Shqipëri: 7.5 milionë vizitorë në vitin 2022 duke mos përfshirë ata nga Kosova

Muhamet Ramadani

Hapen konkurse për vende pune në Telekom dhe ndërmarrje tjera publike

Muhamet Ramadani

Malajzia do të vazhdojë të mbështesë palestinezët pavarësisht se nuk iu bashkua Bordit të Paqes

Muhamet Ramadani