RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra persona marshojnë në Nigeri për grushtshtetin e krijuar

mijera-persona-marshojne-ne-nigeri-per-grushtshtetin-e-krijuar

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Nigerit, Niamey, në mbështetje të grushtit të shtetit të javës së kaluar.

Ata dënuan vendet e Afrikës Perëndimore që kanë vendosur sanksione ndaj vendit dhe kërkuan gjithashtu largimin e trupave të huaja.

Si ShBA-ja, ashtu edhe Franca kanë baza ushtarake në vend për të ndihmuar në luftimin e militantëve islamikë.

Një protestë e ngjashme të dielën çoi në sulme ndaj ambasadës franceze, por demonstrata e së enjtes ishte paqësore.

Franca, ish-fuqi koloniale në Nigeri, i kishte bërë thirrje udhëheqësit ushtarak të sigurohej që të mos kishte përsëritje.

Në protestat e kaluara ishin dëgjuar thirrjet e “Rroftë Rusia”, “Rroftë Putin” dhe “Poshtë Franca” – udhëheqësi i grupit mercenar rus Wagner thuhet se e ka përshkruar grushtin e shtetit si një triumf.

Por organizatorët u kishin kërkuar njerëzve që të mos valëvitnin flamujt rusë këtë herë, dhe kishte shumë më pak të ekspozuar në krahasim me të dielën. Njerëzit kishin flamuj të Nigerisë.

Related posts

Serbia dërgon notë proteste pasi ministri kroat e quajti Vuçiqin “satelit rus në Ballkan”

rezart morina

OKB e shqetësuar nga thirrjet për migrim të civilëve nga Gaza

rezart morina

Kurti: Kryetarët në veri duhet të jenë në ndërtesat e komunave

rezart morina