RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra shtëpi mbesin pa energji në Izrael për shkak të një defekti teknik

mijera-shtepi-mbesin-pa-energji-ne-izrael-per-shkak-te-nje-defekti-teknik

Një defekt teknik në një stacion të prodhimit të energjisë shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike për gati 10.000 shtëpi në të gjithë Izraelin, raportuan mediat izraelite të dielën, transmeton Anadolu.

Qytetet e prekura nga ndërprerja e energjisë ishin Haifa, Ashkelon, Bnei Brak dhe Petah Tikva, sipas Channel 12 duke cituar Korporatën Elektrike të Izraelit.

Defekti ka ndodhur në një nga repartet gjeneruese në qytetin Petah Tikva, që rezultoi me ndërprerjen e energjisë elektrike.

Ndërprerja e energjisë nuk ishte rezultat i një sulmi kibernetik, shton “Channel 12”.

Sipas kanalit, defekti u riparua duke aktivizuar aparatet alternative të prodhimit, ndërsa energjia elektrike u rikthye në shumicën e shtëpive.

Related posts

Pas bisedës së Kurtit me Chollet, reagon ambasadori Hovenier

Muhamet Ramadani

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

admin

Putini merr pjesë në ceremoninë presidenciale para samitit Indi-Rusi në New Delhi

Muhamet Ramadani