RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KAksion i madh i Prokurorisë Speciale në luftën ndaj narkotikëve, arrestohen gjashtë persona

kaksion-i-madh-i-prokurorise-speciale-ne-luften-ndaj-narkotikeve,-arrestohen-gjashte-persona

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në kuadër të së cilit janë kontrolluar disa lokacione në rajonin e Prizrenit.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjashtë persona mbi bazën e dyshimit se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 277 par. 1 të KPRK-së, lidhur me veprat penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 275 par. 1 nën par. 1.9 të KPRK-së.

Personat e arrestuar janë SH.K., A.K., G.H., N. J., K.M. dhe A. M. dhe për të njëjtit Prokuroria Speciale ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me tutje me masat tjera procedurale.

Related posts

“Nëse Vuçiq s’e tërheq ushtrinë, mund të rikthehet 5-kilometërshi i Marrëveshjes së Kumanovës”

admin

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit, kërkon kompensim për luftën

RTI

Kryeministri suedez: Provokimet kundër Kuranit u kthyen në një problem serioz të sigurisë

Muhamet Ramadani