RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Minatorët i reagojnë Qeverisë: Mos i dënoni minatorët, kërkoni llogari nga ata që keqmenaxhuan

minatoret-i-reagojne-qeverise:-mos-i-denoni-minatoret,-kerkoni-llogari-nga-ata-qe-keqmenaxhuan

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar pas komunikatës së lëshuar sot nga Qeveria duke arsyetuar mos ekzekutimin e pagave.

Përmes një postimi në Facebook, kjo Sindikatë ka thënë se faji për keqmenaxhimin me para nuk ishte tek minatorët por te bordi.

“Minatoret e kane deshmuar me pune dhe perkushtim obligimin qe e kane pasur, pra prodhimin sa me te larte edhe pse pa kushtet elementare per pune sic eshte siguria ne pune qe cdo here kemi qene te rrezikuar. Ata te cilet duhet te japin llogari ne vije te pare eshte menxhmenti dhe bordi te cilet gjithmone I ka emruar Qeveria, pra aty eshte vendi ku duhet kerkuar pergjegjesia dhe llogaridhenia. Si pergjigjien me te mire nese nuk e dini jua ka dhene Zyra Kombetare e Auditimit qe ne ndermarrjen Trepca SH.A ka pasur keqmenaxhim ne te gjitha pikat e auditimit”, thuhet në këtë komunikatë.

SPKT ka shkruar se për shumë kohë ju kemi paralajmëruar duke u ngujuar në minierë e përmes grevave, por sipas tyre duket se as kjo nuk ka mjaftuar.
“Kuptojeni nuk jemi duke kerkuar diqka jo legjitime, po e kerkojme shpagimin e mundit tone, pra pagen qe buron nga Ligji I Punes. Mos i denoni minatorët, kerkoni llogaridhnje nga ata qe keqmenaxhuan”, thuhet ndër të tjera.

Qeveria sot përmes një komunikate ka thënë se vonesa e pagave është bërë për shkak të keqmenaxhimit me të hollat që i ka subvencionuar Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë ndërmarrjes Trepça Sh.A, si dhe ka kërkuar nga minatorët produktivitet në prodhim.

Related posts

Presidenti turk mbërrin në Soçi për të takuar homologun e tij rus

admin

Festa e Fitër Bajramit, presidentja Osmani: Le të shërbejë kjo ditë për t’u ofruar me njëri-tjetrin

rezart morina

Raporti: Siria po bën miliona me drogën që e trafikon në Europë!

rezart morina