RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së mblidhen në Bruksel

ministrat-e-jashtem-te-vendeve-te-be-se-mblidhen-ne-bruksel

Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) u mblodhën në Bruksel me një agjendë të gjerë nga Ukraina në Afrikë, nga Ballkani Perëndimor në Iran, transmeton Anadolu.

Në agjendën e takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, do të diskutohen tema të tilla si vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën, e cila është në luftë me Rusinë, dhe paketa e 11-të e sanksioneve që do të zbatohet ndaj Rusisë.

Ministrat do të diskutojnë se si të ruajnë mbështetjen financiare, ushtarake dhe politike për Ukrainën dhe si të sigurojnë që vendet e tjera të respektojnë sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Nuk pritet rezultat nga mbledhja e ministrave që do të trajtojë paketën e 11-të të sanksioneve.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba, është planifikuar të marrë pjesë në takim përmes video-konferencës. Thuhet se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, do të propozojë rritjen e “Fondit Evropian të Paqes”, i cili ofron ndihmë për Ukrainën.

Në takim do të diskutohet edhe prania e disa kompanive evropiane në listën e “mbështetësve të luftës së Rusisë”, listë e formuar nga Ukraina.

Ministrat e BE-së do të takohen në darkë me ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takim, ku do të vlerësohet ndikimi i Rusisë në rajon, në agjendë do të jenë edhe tema si dialogu Beograd-Kosovë dhe situata në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në takim, ku BE-ja pritet të pranojë sanksione të reja kundër Iranit në kuadër të regjimit të sanksioneve për të drejtat e njeriut, do të diskutohen çështje si përmirësimi i marrëdhënieve me vendet e Azisë Qendrore dhe situata e fundit në Tunizi.

– Do të takohen edhe ministrat e mbrojtjes

Pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, do të mbahet edhe takimi i ministrave të mbrojtjes të BE-së. Në takimin që do të mbahet nesër, baza e agjendës do të jetë ndihma ushtarake për Ukrainën.

Me hapjen e rrugës për dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë në Takimin e G7-s në Japoni, është planifikuar të trajnohen pilotët ukrainas për të drejtuar këta avionë.

Ministrat e mbrojtjes të vendeve të BE-së do të diskutojnë gjithashtu çështjen e përshpejtimit të mbështetjes së armëve dhe municioneve të kërkuara nga Ukraina.

Në rendin e ditës do të jetë edhe trajnimi i ushtarëve ukrainas. Zyrtarët e BE-së deklarojnë se deri më tani ka përfunduar trajnimi i 15 mijë ushtarëve ukrainas dhe planifikojnë ta rrisin këtë në 20 mijë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të BE-së.

Related posts

Gjendet e djegur një veturë në Mitrovicë, Policia rrethon

rezart morina

Kurti takoi në Athinë ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, diskutohen çështjet e sigurisë

admin

Edona Maloku emërohet ambasadore e re e Kosovës në Portugali

RTI