Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike të premten me homologun e tij izraelit, Eli Cohen dhe dënoi sulmet dhe provokimet e fundit nga Izraeli.
Cavusoglu përcolli dënimin e Ankarasë për provokimet nga forcat izraelite të sigurisë kundër shenjtërisë dhe statusit të xhamisë Al-Aksa dhe sulmeve ajrore izraelite në Gaza dhe Liban dhe tha: “Është e papranueshme” përdorimi i dhunës kundër besimtarëve të pafajshëm gjatë muajit të shenjtë musliman të Ramazanit.
Ministri turk tha se nuk mund të kishte asnjë justifikim për aktet e dhunshme nga forcat izraelite të sigurisë dhe theksoi se nuk duhet të përsëriten dhe sulmet ajrore nuk duhet të rifillojnë.
Policia izraelite tha të mërkurën se arrestoi 350 palestinezë nga kompleksi i Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor, me dëshmitarët që thanë se ata përdorën forcë të tepruar, duke përfshirë gaz lotsjellës.
Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967 dhe më vonë aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980 – një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.