RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri francez: Mbi 500 shkolla janë nën vëzhgim për ndalimin e abayas tek nxënëset myslimane

ministri-francez:-mbi-500-shkolla-jane-nen-vezhgim-per-ndalimin-e-abayas-tek-nxeneset-myslimane

Autoritetet franceze po vëzhgojnë mbi 500 shkolla nëse shkelin vendimin e qeverisë për të ndaluar veshjen myslimane abaya për vajzat. Qeveria njoftoi muajin e kaluar se po ndalonte abayat në shkolla. Kjo lëvizje gëzoi të djathtën politike, por e majta argumentoi se përfaqësonte një fyerje ndaj lirive civile.

“Janë 513 institucione që ne i kemi identifikuar si potencialisht shqetësuese nga kjo çështje në fillim të vitit shkollor,” tha ministri i Arsimit Gabriel Attal të hënën. Ai tha se është bërë punë para fillimit të vitit shkollor për të parë se në cilat shkolla kjo mund të paraqesin problematika.

Ka rreth 45,000 shkolla në Francë, me 12 milionë nxënës që kthehen në shkollë të hënën. Pak ditë më parë, duke folur për këtë vendim, Macron tha se zbatimi s’do të ketë kompromis.

“Shkollat ​​në vendin tonë janë laike, falas dhe të detyrueshme. Por ata janë laikë. Sepse ky është vetë kushti që e bën të mundur shtetësinë dhe për këtë arsye simbolet fetare të çfarëdo lloji nuk kanë vend në to. Dhe ne do ta mbrojmë me forcë këtë sekularizëm”, u shpreh presidenti francez. /abcnews

 

Related posts

Hillary Clinton thotë se Netanyahu “duhet të shkojë” pasi ai “nuk është një udhëheqës i besueshëm”

rezart morina

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e KMSHZ-së Mehas ef. Alija

admin

Rusia kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

rezart morina