RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri Hoxha takon homologun e Maqedonisë së Veriut

ministri-hoxha-takon-homologun-e-maqedonise-se-veriut

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Ervin Hoxha, ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë thuhet se dy ministrat diskutuan hapat konkretë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të përbashkët.

“Palët folën veçanërisht për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar dhe lehtësimin e regjimit të kalimit në pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Qafë Thanë/Kafasan; Rehabilitimin dhe rikonstruksionin e pikës së kalimit kufitar Bllatë/Spas dhe aplikimin e ‘One Stop Shop’ edhe në këtë pikë; Ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes dhe projekteve infrastrukturore për pikën e përbashkët kufitare Xhepisht – Trebishtë, me qëllim rritjen e numrit të banorëve përfitues për lehtësi në qarkullim”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar edhe mbi menaxhimin, kontrollin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të vijës kufitare mes dy shteteve, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm për luftën kundër krimit të organizuar, si dhe parandalimin dhe menaxhimin e migracionit të paligjshëm.

Më tej, theksohet se dy ministrat ndanë pikëpamjet mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE) dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Shpreha bindjen tonë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane është alternativa e vetme dhe më e mirë, për një demokraci të qëndrueshme dhe për më shumë siguri e stabilitet në rajon dhe në Evropë”, ka theksuar ministri Hoxha.

Related posts

Lampeduza – Të paktën 1 200 emigrantë në 24 orët e fundit – VIDEO

admin

BE-ja pezullon marrëveshjen për viza me Rusinë

admin

Në Serbi “kapërcehen” mësimet për luftërat e viteve ‘90

rezart morina