RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri Hoxha vizitë në Spanjë: Ekziston një potencial i pashfrytëzuar në marrëdhëniet mes dy vendeve

ministri-hoxha-vizite-ne-spanje:-ekziston-nje-potencial-i-pashfrytezuar-ne-marredheniet-mes-dy-vendeve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Spanjës ekziston një potencial i konsiderueshëm i pashfrytëzuar, transmeton Anadolu.

Ministri Hoxha po zhvillon një vizitë në Spanjë, ndërkohë është takuar në Madrid me ministrin spanjoll të Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian (BE) dhe Bashkëpunimit, Jose Maneel Albares Bueno.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha ka theksuar se ndërsa shënojnë 40-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe, kanë riafirmuar se bashkëpunimi politik, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve vazhdon të shërbejë si “shtyllë e fortë e një partneriteti të qëndrueshëm”.

“Gjithashtu ramë dakord se ekziston një potencial i konsiderueshëm i pashfrytëzuar në marrëdhëniet tona, të cilin jemi të përkushtuar ta përparojmë, veçanërisht në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme dhe fusha të tjera me interes dhe përfitim të ndërsjellë”, ka shkruar Hoxha.

Kryediplomnati i Shqipërisë ka theksuar se diskutimet theksuan gjithashtu rëndësinë që të dy vendet i kushtojmë multilateralizmit efektiv dhe koordinimit të ngushtë në forumet ndërkombëtare, “ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta globale dhe për të promovuar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm”.

“Shpreha mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj Spanjës për mbështetjen e saj të palëkundur dhe të vazhdueshme të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe riafirmova angazhimin tonë të fortë për të çuar përpara reformat në rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE”, ka shtuar Hoxha.

Ministri Hoxha pritet të takohet edhe me drejtues të Kongresit të Deputetëve të Spanjës.

Related posts

Jo vetëm Akropoli, Greqia mbyll disa atraksione turistike për shkak të temperaturave të larta

admin

Osmani udhëton për në Turqi, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Erdogan

Muhamet Ramadani

Osmani ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Erdoganit si president i Turqisë

admin